Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar t’i lavdërojë kandidatët e VV-së që do garojnë në balotazhin e 14 nëntorit.
Kësaj radhe, ai ka zgjedhur kandidaten për të parën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, që t’ia thurë disa vargje
Kurti ka thënë se Mimoza Kusari ka dëshirë ta ngjallë Gjakovën.
Madje, sipas tij Kusari-Lila do t’i mungojë grupit parlamentar të VV-së, duke e parë si të sigurtë fitoren në këtë komunë.
Gjakova është më e bukura e ngjyrave, më e vendosura e ndryshimit, është bajraku i fitoreve tona. Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri.
“Një energji si e Mimoza Kusari-Lilës i duhet Gjakovës për t’u gjallëruar. Ajo e ka këtë dëshirë. Ta shohë Gjakovën të lulëzojë. Të gjithë ne bashkë në Lëvizje e ndajmë këtë shpresë. Ta përparojmë Gjakovën më mirë sesa ka qenë ndonjëherë. Mimoza do t’i mungojë Grupit tonë Parlamentar si drejtuese, por nuk ka deputet të VETËVENDOSJE!-s që nuk mendon se Gjakova është shumë e rëndësishme dhe duhet lënë në duar të sigurta e mendje kreative. Gjakova është më e bukura e ngjyrave, më e vendosura e ndryshimit, është bajraku i fitoreve tona. Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri”, ka shkruar ai.