Saturday, November 23, 2024
HomeBotaPartia Komuniste e Kinës miraton rezolutën për “blindimin” e autoritetit të Xi...

Partia Komuniste e Kinës miraton rezolutën për “blindimin” e autoritetit të Xi Jinpingut

artia Komuniste e Kinës të enjten miratoi një rezolutë të rrallë për ngritjen e statusit të Presidentit Xi Jinping në historinë e saj. Kjo lëvizje po shihet si konsolidim i autoritetit të tij dhe gjasë për sigurimin e një mandati të tretë të pashembullt vitin e ardhshëm.

Rezoluta për “arritjet dhe përvojat historike” të partisë që nga themelimi para një shekulli u miratua pas një takimi katërditor prapa dyerve të mbyllura të më shumë se 300 udhëheqësve më të lartë të Komitetit Qendror, raportuan mediet shtetërore.

Rezoluta e vendos presidentin e tanishëm kinez në piedestalin e njëjtë me Mao Zedongun dhe Deng Xiaopingun, dy ish-udhëheqës, të cilët e kishin çimentuar pozicionin e tyre. Vetëm dy rezoluta të tilla janë miratuar në të kaluarën – më 1945 dhe 1981.

Në takimin e kësaj jave, të njohur si Plenumi i Gjashtë, Partia Komuniste e ngriti rolin e Xi Jinpingut në njërën nga ideologjitë e saj duke ia dhënë meritat për herë të parë në një dokument zyrtar si “inovator kryesor” i “Mendimit Xi Jinping për Socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re”.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror, CCTV, i shfaqën delegatët e partisë, të ulur në rreshta para presidentit kinez, duke e votuar miratimin e rezolutës përmes ngritjes së dorës.

Xi Jingping vlerësohet gjerësisht si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga koha e Maos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments