Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, degët në Klinë, kanë konfirmuar se kanë marrëveshje koalicioni për balotazhin e 14 nëntorit në Komunën e Klinës.
Kësisoj, kandidati i PDK-së për kryetar, Esat Raci, po përkrahet nga strukturat e LDK-së në këtë komunë, pasi që kanë marrëveshje për të bashkëqeverisur në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Pas PDK-së, këtë marrëveshje e kanë konfirmuar edhe dega e LDK-së në Klinë. Fadil Gashi nga LDK-ja e Klinës ka thënë se koalicioni mes tyre dhe PDK-së është i zyrtarizuar dhe do të qeverisin së bashku. “Po ka koalicion, është zyrtare”, ka thënë Gashi.
Kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj, në raundin e parë të zgjedhjeve kishte arritur të merrte 43.19 për qind të votave, Esat Raci i PDK-së 27.60 për qind të votave dhe Besim Hoti i LDK-së 19.41 për qind të votave.