Barcelona duket se nuk ka buxhet të madh për të bërë ndonjë transferim ashtu siç pritej gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mediumi spanjoll “ESPN”, raporton se trajneri i ri Xavi, do këtë në dispozicion vetëm 10 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit.
E tëra kjo ndodhi pasi Barcelona shkarkoi Ronald Koeman, gjë që detyrohen të paguajnë 12 milionë euro.
Ndërsa, edhe nënshkrimi i kontratave të reja nga Ansu Fati dhe Pedri, gjithashtu kanë qenë luksoze, që është tjetër gjë që ndikon në financa.
Por, prioritet për Barcelonën mbetet transferimi i një sulmuesi, derisa Raheem Sterling, Edinson Cavani dhe Timo Werner janë në listën e klubit spanjoll.