Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKontrabanda në veri – Stavileci: Parandaluam hyrjen ilegale të naftës dhe duhanit

Kontrabanda në veri – Stavileci: Parandaluam hyrjen ilegale të naftës dhe duhanit

Luftimi i kontrabandës nga Dogana e Kosovës po ndikon pozitivisht edhe në buxhetin e shtetit dhe në performancë më të mirë te bizneset e rregullta në vend.

 

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se njësitet doganore gjatë kësaj periudhe kanë arritur t’i parandalojnë një mori rastesh, për të cilën thotë se është si rezultat direkt i angazhimeve të Doganës.

“Dogana gjatë këtij viti në aspektin e luftimit të kontrabandës ka bërë përpjekje maksimale që të minizimojë potencialin e kontrabandimit, e në të gjitha këto aspekte njësitë e doganës e kanë luftuar kontrabandën dhe kanë arritur suksesshëm që të parandalojmë një mori raste. Mund të them se edhe përformanca e të hyrat që i kemi është jashtëzakonisht mirë dhe, ka ndikuar te përkrahja e bizneseve legjitime dhe targetimi i bizneseve jolegjitime. Kjo dukuri ka ndikuar që të krijohet atmosferë sa më e mirë te bizneset, sepse kontrabanda jo vetëm që dëmton buxhetin e Kosovës, por dëmi është edhe tek bizneset tjera. Përderisa ne po flasim, rritja e të hyrave e cila është duke ndodhur, është si rezultat direkt i angazhimeve të Doganës dhe performancë e bizneseve në vend”, u shpreh Stavileci.

Teksa ka folur për këtë dukuri, problematikë mbetët veriu i vendit, për të cilën Stavileci thotë se po arrijnë që të operojnë lirshëm atje.Ai thotë se në kohë jo të largët kanë evidentuar produkte që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovës, siç janë nafta apo duhani.Për këto produkte, Stavileci thotë se e kanë të pamundur të hyjnë ilegalisht, raporton EO.

“Ne kemi raste të kontrabandimit, nga Hani i Elezit, Vërmica dhe në pjesën veriore, ku në këtë pjesë ka disa specifika për arsye se atje ka specifika politike e cila ndërlidhen me këto tema, por sidoqoftë ne kemi vërejtur se në një kohë jo të largët kemi gjetur mallra si nafta apo duhani kanë tentuar që të futen ilegalisht në Kosovës, deri sa tani për momentin kontrabandimi i këtyre produkteve është bërë gati i pamundshëm, për arsye se Dogana i ka luftuar këto fenomene”, u shpreh Stavileci.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments