Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMSH: Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

MSH: Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

Ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër COVID-19 në Fushë Kosovë ku po vaksinohen kryesisht qytetarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, janë vizituar sot nga u.d. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim më të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID-19 në të gjithë Republikën e Kosovës.

Sipas MSH’së, bashkë me ministren Gexha ishin edhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.

“Ky angazhim po realizohet përmes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunflowers Kosova, USAID dhe UNICEF. Ministrja Gexha falenderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur kemi majftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike. Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizime”, thuhet nga MSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments