EDS ka treguar pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji elektrike më së shumti.
Sipas KEDS, 44 përqind e faturës mujore shkon për ngrohjen e ujit me bojler.
Të tjera pajisje që shpenzojnë energji janë edhe nxemsja elektrike me rrymë e pajisjet e kuzhinës për gatim.
“Nëse ju themi që 44% e faturës tuaj mujore shkon për ngrohjen e ujit me boljer gjatë gjithë vitit, pa u llogaritur ngrohja e ambienteve të brendshme, çka do të bënit ndryshe?🤔. Ne ju sugjerojmë të bëni listën e të gjitha pajisjeve elektrike që i përdorni më së shumti në shtëpinë tuaj. Ndërsa ekspertët tanë na kanë ndihmuar t’i radhisim pajisjet shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike. Në këtë listë prin nxemsja elektrike me rrymë, duke vazhduar me bojlerin, pajisjet e kuzhinës për gatim, etj”, thuhet në postimin e KEDS.