Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja në Mitrovicë për një fidan fiku, i akuzuari: M’vjen keq, por...

Vrasja në Mitrovicë për një fidan fiku, i akuzuari: M’vjen keq, por se pranoj fajësinë

Mitrovicë- Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dje është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Shefki Asllanit i akuzuar për vrasje të rëndë në tregun e gjelbër në Mitrovicë.

Në këtë rast, i pandehuri  Asllani po akuzohet se pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë në kokës, ndërkaq i pandehuri Shefki Asllani nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Velko Vuqetiq, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të mërkurën, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovice, bëri të ditur se prezent janë prokurori Njazi Rexha, përfaqësuesi ligjor i viktimës, mbrojtësi i viktimës avokati Abit Asllani, i pandehuri Shefki Asllani dhe dy mbrojtësit e tij avokati Mahmut Halimi dhe avokati Hajzer Salihu.

Tutje kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vuqetiq e njoftoi të pandehurin lidhur me të drejtat e tij në këtë procedurë penale si dhe e ftoi prokurorin e rastit për lexim të aktakuzës.

Seanca vazhdoi me leximin e aktakuzës nga prokurori Njazi Rexha.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i pandehuri u deklarua se e ka kuptuar aktakuzën dhe veprën me të cilën po ngarkohet dhe se nuk e ndjen vetën fajtor për të njëjtën, raporton Betimi për Drejtësi”.

“Mua më vjen keq për çdo gjë që ka ndodh, i shprehi ngushëllime familjes por nuk e pranoj fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohem”, deklaroi i pandehuri.

Në këto rrethana, gjykatësi Velko Vuqetiq e njoftoi atë lidhur me të drejtën për të kërkuar hedhjen e aktakuzës dhe për të kundërshtuar provat në afat prej 30 ditësh.

Tutje, gjykatësi Vuqetiq bëri të ditur se i pandehuri është në paraburgim nga data 17 prill 2021 dhe kërkoi mendimin e palëve lidhur me vazhdimin e paraburgimit për të njëjtin.

Lidhur me vazhdimin e paraburgimit për të pandehurin, prokuroi i rastit propozoi që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Me propozimin e prokurorit, palët u deklaruan pa vërejtje, mbrojtësi i të pandehurit, avokati Halimi shtoi se gjatë procedurës së fillimit të shqyrtimit gjyqësor varësisht nga rrjedha e procedurës do të japin propozime konkrete lidhur me këtë masë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me datë 28 tetor 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 pika 1.5 të KPRK.

Sipas aktakuzës, me datë 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca”, në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç ‘rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 , prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor, me ç ‘rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominal, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes.

Në aktakuzë poashtu thuhet se si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments