Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeNënsekretarja amerikane e shtetit tregon se çka diskutuan me Presidenten Osmani

Nënsekretarja amerikane e shtetit tregon se çka diskutuan me Presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments