Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është përballur mbrëmë në një debat me kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitinë.
Rama dhe Vitia kanë shpalosur programet e tyre për kryeqytetin në Klan Kosova, ku nuk kanë munguar as thumbat për njëri-tjetrin.
Rama dhe Vitia do të përballen në balotazh, të dielën më 14 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve.