Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTenton të shesë pronën e tjetërkujt me autorizim fals, arrestohet i dyshuari

Tenton të shesë pronën e tjetërkujt me autorizim fals, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me iniciale Sh.B. për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumentit për shitblerje të një prone në vlerë rreth 800.000 euro.

 

Në një komunikatë për media thuhet se i njëjti dokument kinse ishte noterizuar nga një noter në Prizren dhe se SH.B. me autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidhë kontratë te një noter tjetër në Prishtinë, për shitblerje me blerësin A.H.

Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar se bëhet fjalë për një autorizim të falsifikuar, me ç’rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.

Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona, e cila ka qenë objekt i shitblerjes, është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në autorizimin e falsifikuar dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale.

Hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar, i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se më këto veprime Sh. B. dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe falsifikimi i dokumenteve, pas të cilave ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments