Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: Shaqir Totaj është kandidat i gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe do...

Krasniqi: Shaqir Totaj është kandidat i gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe do të bashkëqeverisë me ta

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi kanë takuar gratë e qytetit të Prizrenit. Aty grave iu premtua më shumë prioritet në vendimmarrjen lokale dhe u kërkua që ato të jenë bartëse të ndryshimit në Prizren.

 

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, duke premtuar mirëqenie më të madhe për gratë në Prizren, tha se ndihet mirë dhe i sigurt për fitoren më 14 nëntor.

“Ndihem mirë dhe i sigurt për fitoren që na pret më 14 nëntor. I falënderoj edhe gratë e koalicionit që mbështesin zotëri Totajt. Kjo i jep kuptim edhe sloganit të Shaqës, sepse vërtet jemi bashkë për Prizrenin. Prej fillimit kemi thënë se Shaqa është kandidat i gjithë Prizrenit dhe do të bashkëqeverisë me ta, do të jetë gjithmonë dhe detyruar vetëm ndaj tyre… Katër vjetët e fundit është ndal ora, ka pasur regres dhe prapakthim. Nuk ka pasur zhvillim dhe çlirim të potencialit që ekziston në mesin e juaj. Ka qenë e pakuptimtë se edhe drejtorët komunalë nuk janë zgjedhur nga Prizreni”, tha Krasniqi.

Pretendenti për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se gratë në qeverisjen e tij do të kenë pozita të rëndësishme ekzekutive.

“Pozita e gruas në një shoqëri është përcaktues për zhvillimin e shoqërisë. Në të ardhmen gratë do të kenë pozita të rëndësishme në qeverisjen lokale të Prizrenit. Është një potencial i madh në Prizren dhe domosdoshmërisë duhet të kenë përfaqësim të grave për zhvillimin e ardhshëm të Prizrenit. Çka kemi pa në katër vitet e kaluara, kemi pa diskriminim të gruas”, tha ai.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se gratë duhet të jenë bartëse e ndryshimit në Prizren.

“Veç një zhig e kam në jetë që s’jam e Prizrenit. Prizreni është qyteti historik i Kosovës dhe shqiptarëve. Neve kur na vjen një mysafir prej jashtë ditën e dytë e sjellim në Prizren. Fatkeqësisht në Prizren nuk kam pa përparim dhe zhvillim në Prizren, i vetmi zhvillim që kam parë është bërlloku, papastërtia dhe ndërtimet e vrazhda në Prizren… Kur gratë e Prizrenit vendosin diçka dhe kur e ndajnë mendjen edhe e realizojnë. Unë e di që gratë e Prizrenit do të jenë bartëset e fitores së 14 nëntorit. Të dielën me Shaqën nuk fiton PDK-ja, por fiton Prizreni”, tha Çitaku.

Në zgjedhjet e raundit të dytë të 14 nëntorit, Totaj do të garojë me kandidatin e LVV-së, Mytaher Haskuka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments