Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeVuçiqi e quan budallallëk një deklaratë të Osmanit, i reagon shefi i...

Vuçiqi e quan budallallëk një deklaratë të Osmanit, i reagon shefi i kabinetit të Presidentes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël që Rusia e përdor për ta destabilizuar Ballkanin. Vuçiqit i ka reaguar shefi i kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.

Vela tha se “politika plehrë e Vuçiqit mund të jetë tërheqëse për audiencën e TV Pink ose TV Happy, por është krejtësisht pa shije”.

“Realiteti është se ai është politikan frikacak që vazhdimisht i projekton të gjitha pasiguritë e tij përmes tregimeve seksiste dhe të dhunshme. Rritu, derište!”, shkroi Vela në Twitter.

“Derište”, fjala që Vela e përdori në serbisht, do të thotë fëmijë i llastuar.

Vuçiq tha sot se është krenar për politikën që e ndjek Serbia.

“Unë jam krenar për politikën që po ndjekim. Ne mund të jemi një nga vendet e pakta të pavarura në këtë pjesë të Evropës dhe jam krenar për këtë. Në vendin tonë askush nuk vendos përveç nesh dhe çfarë lëvizjesh politike dhe ekonomike do të Përveç kësaj, jam krenar dhe kjo është një nga politikat që jam i sigurt se qytetarët e Serbisë do të duan ta trashëgojnë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha Vuçiq.

Ai theksoi edhe se nuk do të kërkojë falje.

“Ata që nuk e kuptojnë këtë dhe a duhet t’u përgjigjem? Është një truk i mjerë që e përdorin sepse kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë, thonë se jemi të lidhur me Rusinë dhe Kinën. Politika jonë është një Serbi e pavarur, sovrane, e lirë në rrugën evropiane, por që respekton miqtë e saj rusë, kinezë dhe amerikanë”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments