Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci, sot, ka pritur Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kryetari Lladrovci theksoi se themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete të papërsëritshme në histori.
Deklarata tij e plotë:
Sot, pata kënaqësinë të pres Endrit Thaçin, me ç’rast vendosëm kurora me lule dhe shprehem nderim pranë shtatoreve të heronjve tanë në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete që historia ka rezervuar për ta vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm.
Faleminderit Endrit. Vlerat ecin gjeneratë pas gjenerate!.