Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSeancat gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt drejt fundit

Seancat gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt drejt fundit

Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale në Hagë e ka caktuar 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për Mbrojtjen më 2-3 dhjetor.

 

ZPS-së poashtu iu kërkua që të paraqes njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që Mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor.

Kështu gjykimi ndaj ish-krerëve OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po shkon drejt fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments