Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon që t’i shfrytëzojë automjetet zyrtare për të bërë fushatë.
Sikurse në komunat tjera, njëjtë Kurti ka vepruar edhe gjatë rrugëtimit të tij për në Podujevë.
Është deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ajo që ka publikuar një video teksa shihet Kurti brenda “xhipit” që po shkonte drejt Podujevës.
“Bashkë me Sarandën, po shpejtojmë për Shpejtimin, numër 144 data 14 nëntor, profesor Bulliqi sërish kryetar”, ka thënë Kurti në këtë video.