Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaA do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë nga Lista Guxo?...

A do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë nga Lista Guxo? Flet Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, zyrtari i Listës Guxo, Faton Peci, tha se do të flasin me kryeministrin Albin Kurti lidhur me emrin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

 

Në një konferencë për media ku foli për projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua paraprakisht në mbledhjen e qeverisë, Peci u pyet nëse ministri i Shëndetësisë do të jetë nga Lista Guxo, por tha se nuk mund të flasë për emrin.

“Tash unë këtu kam dalë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë. Se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë do ta vendos kryeministri. Ne si partner i Qeverisë normalisht që do ta kemi pjesën e konsultave, por nuk mund të flas se cili do të jetë ministri i Shëndetësisë”, tha Peci.

Ai tha se kryeministri me siguri do të flasë me të gjithë partnerët e koalicionit për të vendosur më pas lidhur me këtë çështje.

“Është çështje e kryeministrit, në diskrecionin e tij. Ai me siguri që do t’i bëjë të gjitha veprimet ose konsultat paraprake me të gjithë akterët relevantë edhe në Vetëvendosje, edhe në Listën Guxo, edhe në parnerët tjerë të koalicionit”, tha Peci.

Ish-ministri, Arben Vitia, i cili tash është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, ka thënë se nuk do të kthehet në Ministrinë e Shëndetësisë në rast se nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet.

Raundi i dytë i garës për kryetar të Prishtinës mbahet të dielën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments