Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti premton 100 milionë euro investime në bujqësi

Kurti premton 100 milionë euro investime në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke i paraparë shqyrtimit të Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural tha se përmes politikave afatgjate dhe shtim të buxhetit do të sigurojnë përkrahje për fermerët të cilët zhvillojnë aktivitete bujqësore në Kosovës.

 

Kryeministri Kurti tha se do të kenë së paku 10 milionë euro rezerva shtetërore që mund të mbushen me prodhime vendore.

Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti tha se në sektorin e bujqësisë kanë adresuar 40 milionë euro obligime, ndërsa buxheti është rritur në 70 milionë euro, dhe përfshirë edhe donacionet në bujqësi në vitin 2022 do investohen rreth 100 milionë euro.

“Nëpërmjet politikave afatgjate dhe shtimit të buxhetit Qeveria e Kosovës është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri dhe më sigurt duke rritur përkrahjen për fermerët tanë. Kjo përkrahje e madhe do gjej siguri në legjislacionin të cilin ne po e konsolidojmë duke filluar me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të cilin e kemi në rend dite sot. Kemi filluar nga adresimi i obligimeve të trashëguara ndaj fermerëve që ishin rreth 40 milionë euro dhe e kemi rritur buxhetin për bujqësi. Dy javë më parë ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lansuam bashkë masat për investimin e shtim të prodhimtarisë dhe kapaciteteve prodhuese krahas buxhetit të ri dhe të rritur me zero obligime financiare karshi fermerëve Kosova vitin e ri e fillon me strategji 7 vjeçare për bujqësi dhe zhvillim rural dhe me strategji 10 vjeçare për pylltari. Pra, buxhet më të madh dhe orientim më të gjatë me kritere të qarta dhe transparente për të gjithë. Me buxhetin e ri për vitin 2022 do realizohet përkrahja më e madhe ndonjë me 70 milionë euro e bashkë me përkrahjen nga Komisioni Evropian dhe donatorë të tjerë në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural do investohen afërsisht 100 milionë euro”, u shpreh kryeministri, Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se planifikojnë 10 milionë euro rezerva shtetërore që mund të mbusheshin nga prodhimet vendore.

“Nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kemi aplikuar në programin për bujqësi globale dhe siguri ushqimore për grantin 20 milionë eurosh mbështetje për fermerët e vegjël të cilët janë ndihmuar deri më tani[…]Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro rezerva shtetërore që mund të mbushen me prodhime vendore”, u shpreh ai.

Por sipas tij të gjithë përkrahjen e ofruar nga Qeveria e Kosovës, do të mund të përfitojnë vetëm ata bujq që vërtetë merren me aktivitete bujqësore.

“Dua t’i siguroj të gjithë bujqit tanë se e gjithë kjo përkrahje në vlerë të madhe dhe donacionet e përfituara nga miqtë tanë do të përfundojnë vetëm tek ata të cilët me të vërtetë merren me aktivitet bujqësore dhe Kosova në këtë mënyrë të ketë fermerë dhe produkte për tu krenuar me to. Projektligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural draftin e të cilin do e shqyrtojmë sot do jetë garanci për këtë“, theksoi Kurti.

Në rend dite në mbledhjen e sotme, krahas shqyrtimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të shqyrtohet edhe Projektligji i Pijeve të Forta Alkoolike, drafti i koncept-dokumentit për themelimin e Mekanizmit për Dokumentin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments