Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Tyson Fury, i kishte operuar të dy bërrylat, si pasojë e një lëndimi serioz, para triumfit të dytë kundër Deontay Wilderit, ka thënë babai i britanikut John Fury.
Fury e mbrojti titullin e botës WBC me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë në tetor.
Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit, pasi e para mbaroi me barazim kontrovers, që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.
“Tyson ishte i lënduar keq para kësaj lufte”, tha John Fury për BT Sport.
“Ai ishte i hendikepuar prej fillimit. Nuk ishte meç boksi, apo jo?”, shtoi ai.
Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, në një luftë brutale që zgjati 11 runde.
“Djali im është numër një, legjendë për të cilin njerëzit do të flasin për qindra vite. Ai është aq i fortë dhe e ka një dëshirë të zjarrtë për të mos u mposhtur kurrë”, shtoi ai.
“Ai i kishte të lënduar të dy bërrylat, të cilët u desh t’i operonte”, theksoi ai.
Fury i ka fituar 31 prej 32 luftërave në karrierë. 31-vjeçari vazhdon të jetë i pamposhtur si profesionit. /