Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSyla: Amerikanet jane anti-Vetevendosje, Kurti s’ka as fuqi as guxim të jetë...

Syla: Amerikanet jane anti-Vetevendosje, Kurti s’ka as fuqi as guxim të jetë anti-amerikan

Gazetari Valon Syla ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të organizuar nga presidentin amerikan, Joe Biden.

Syla në Pressing të T7 tha se kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka pasur disponim kundër ndaj projekteve që Amerika i ka sponzoruar në Kosovë.

“Ku ishte Kurti në kohën e Rambujes? Ishte kundër, ku ishte Kurti në kohën e procesit të pavarëssisë? Ishtë kundër. Ku ishte Kurti kur iu sulmua dhe iu skuq dora ambasadores Jackobson midis Prishtinës duke hyrë në parlament? Ishte aty me protestuesit. Çfarë qëndrimi kishte për marrëveshjen e fundit në Ëashington, për njohjen nga Izraeli dhe deri tek këta gypat”, ka pyetur Syla.

Ai shtoi se Kurti nuk e ka fuqinë për të qenë anti-amerikan, por sipas tij amerikanët janë anti-Vetëvendosje dhe anti çdo partie si VV.

“A është VV dhe Kurti anti-amerikan? Mendoj që ideologjikisht ka doza të mëdha si ekstrem i të majtës ideologjike me shumë aspekte që amerikanët i shtyejnë e ata kanë probleme ideologjiike por edhe në aspektin e projekteve që Amerika i ka sponzoru në Kosovë prej Rambujes e deri te gazi, e që Kurti ka pasë disponim kundër. Kryeministri i Kosovës nuk e ka as fuqinë as guximin të jetë anti-amerikan, unë mendoj që amerikanët janë anti-Vetëvendosje dhe anti çdo partie si VV e që thjeshtë nuk i llogaritin si partner”, ka thënë Syla.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments