Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje këtë muaj.
Dardanët nesër përballen me Jordaninë në kuadër të miqësoreve, ndërsa të dielën janë mysafirë të Greqisë në kualifikimet e Kupës së Botës.
Para ndeshjes së nesërme, Kosova ka mbajtur konferencë për shtyp ku foli edhe portieri Samir Ujkani.
Ujkani tha se qëllimi i tyre është të përgatiten sa më mirë për Ligën e Kombeve.
“Dua të falënderojë fillimisht ish-trajnerin Bernard Challandes pasi kemi punuar disa vite së bashku”.
“Por tash është një kohë e re, i kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme që të marrim rezultate pozitive dhe të kthejmë mentalitetin tonë”.
“Qëllimi ynë është përgatitemi në mënyren më të mirë të mundshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve”.
“Çdo lojtar që vjen te Kombetarja mundohet të jap maksimumin, kohëve të fundit kemi pasur rezultate më pak pozitive, duhet të rikthehemi sa më shpejtë te rezultatet pozitive”, tha Ujkani.