Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBie niveli i ujit në Liqenin e Badovcit

Bie niveli i ujit në Liqenin e Badovcit

Liqenet akumuluese janë në gjendje të kënaqshme edhe pse liqeni i Badocit ka një rënie të nivelit të ujit, sipas zyrtarëve të Ujësjellësit. Kjo gjendje thuhet se nuk do të ndikojë në furnizim të rregullt me ujë.

 

Uni në liqenin e Badocit është 5.6 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes megjitahtë konsiderohet të jetë më i mirë se në vitin e kaluar.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku, gjendja nuk është alarmante.

“Niveli i ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci është në gjendje të mirë. Nuk mund të themi është në gjendje të shkëlqyeshme”, thotë ajo për RTK’në.

Tha se kjo rënie e nivelit s’do të ndikojë në furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments