Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“Bëjnë marrëveshje edhe me dreqin”, Agim Nuhiu i BDI’së flet për zhvillimet...

“Bëjnë marrëveshje edhe me dreqin”, Agim Nuhiu i BDI’së flet për zhvillimet në Maqedoni

Agim Nuhiu i BDI’së ka folur për zhvillimet e fundit e fundit në Maqedoni. Ai ka akuzuar partitë e tjera shqiptare atje, për siç thotë, bashkëpunim me parti që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Komentet Nuhiu i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Jemi të shqetësuar si Bashkim Demokratik për Integrim për faktin e shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë të cilët i kanë dhënë legjitimitetin real subjektit që quhet BDI që të qeverisë me vendin”, tha Nuhiu.

“Shqetësuese janë pretendimet e partive të vogla shqiptare të cilat nuk zgjedhin mjete për të bërë aktivizma të përbashkët edhe me dreqin, edhe me një parti e cila është e majtë, ka në programin e vetë të proklamuar në mënyrë publike qëndrimin anti NATO, heqjen e njohjes së Kosovës e shumë çështje të tjera”, theksoi ai.

“Në zgjedhjet vendore BDI u fut në dekadën e tretë të fitoreve ndërkaq këto partitë e vogla u përgjysmuan”, tha Nuhiu.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments