Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAGK i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha e Hysamedin...

AGK i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha e Hysamedin Ferajt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamedin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.

Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj.

Gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments