Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur sot në zyrën e tij ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës, Richard Grenell sot e bëri të ditur se po qëndron në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë. Ndërkaq shqiptarët, Grenell i konsideroi si “të mahnitshëm”.