Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti kërkon ndihmë nga Norvegjia për “kthimin e trurit” në Kosovë

Kurti kërkon ndihmë nga Norvegjia për “kthimin e trurit” në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim përgjatë ditës së sotme me Drejtoreshen eEvropës Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

 

Kurti po ashtu, siç bëhet me dije në komunikatën e dërguar nga kryeministria, ka kërkuar ndihmën e këtij shteti për “kthimin e trurit” në vend, derisa ka bërë me dije edhe planet e qeverisë.

“Qytetarët duan zhvillim, por edhe drejtësi, prandaj këta indikatorë pozitiv të ekonomisë duhet të shoqërohen me indikatorë pozitiv edhe në drejtësi, e cila duhet të jetë efikase, tha ai.
U bisedua për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe planet e Qeverisë për “kthimin e trurit” (brain gain). Lidhur me këtë, kryeministri e njoftoi znj.Melson për mekanizmin, që do të themelojë Qeveria, ”Fondi i Ekselencës”, për të cilin edhe kërkoi mbështetje”, thuhet në njoftim.

“Në kohën kur i gjithë rajoni po përjeton një fluks të rasteve të reja, Kosova po dëshmon se ka menaxhuar mirë pandeminë, duke ruajtur edhe shëndetin e qytetarëve edhe të ekonomisë, tha kryeministri. Ai i njoftoi me situatën me pandeminë me ç ‘rast theksoi se Kosova mbetet vendi me mesataren më të lartë të vaksinimit në rajon dhe deri tash janë administruar afër 1.6 milion doza të vaksinës”, thuhet tutje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments