Kompania jugkoreane Samsung në fillim të vitit të ardhshëm do të organizojë dy evente, në të cilat do të prezantojë produktet e reja.
Ngjarja e parë është paraparë të mbahet më 4 janar, ku do të fokusohet në telefonin e mençur Galaxy S21 FE, shitja e të cilit do të fillojë nga 11 janari, transmeton Telegrafi.
Informatat e deritanishme tregojnë që S21 FE do të ketë ekran 6,40 inç dhe baterinë prej 4.500 mAh, që do të përkrah mbushjen pa tela. Në pjesën e pasme pritet të ketë tri kamera e në anën ballore vetëm një.
Ngjarja e dytë është rezervuar për 8 shkurt për Galaxy S22. Porositë për këtë pajisje do të fillojnë të njëjtën ditë kur edhe do të fillojë shitja – që do të thotë 18 shkurt.