Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me klubin.
Kërkesat e gjermanit janë shumë të larta dhe Chelsea nuk është gati që t’i plotësojë ato.
Reali Madridi ka dalë në skenë për mbrojtësin gjerman pasi është gati t’ia plotësojë të gjitha kërkesat që ta transferojë në verë në Santiago Bernabeu.
The Sun ka raportuar se Los Blancos janë gati t’ia dyfishojnë pagën lojtarit nga 100 mijë sa fiton momentalisht në javë t’i ofrojë 200 mijë euro në javë.
Me këtë ofertë nga Los Blancos do të bënte që Rudiger të fitonte rreth 10 milionë euro në vit si futbollist i Realit.