Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu takoi Shaip Havollin, diskutuan për kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit

Haxhiu takoi Shaip Havollin, diskutuan për kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havollin.

Sipas kësaj ministrie, takimi i sotshëm pati për qëllim informimi n dhe diskutimin e nismave ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativen ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve. Në takim gjithashtu u diskutua për evitimin e konflikteve eventuale me ligje të tjera.

Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltari dhe shefi i kabinetit të ministres, Genc Nimoni, asistentja e ministres Berita Abazi, ndërsa krahas drejtorit të AKK-së ishin edhe këshilltarët e tij Lindita Ademi dhe Veli Hoti.

Palët shprehën vullnetin për të intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments