Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 104:122.
Gjilanasit në fillim të ndeshjes kishin epërsi të lehtë, por pas rezultatit 15:15, Vreshtarët ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me 11 pikë epërsi 25:36.
Rahovecasit vazhduan me lojë të mirë duke ngritur epërsinë në 20 pikë, sa ishte më e larta 33:53, dhe më pas kontrolluan lojën, duke shkuar në pushim me shifrat 48:65.
Basketbollistët e Dritës në periudhën e tretë zhvilluan një lojë të mirë, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:91.
Vreshtarët menaxhuan epërsinë në 10 minutat e fundit për të triumfuar me rezultat 104:122.
Te Drita u dalluan Isaiah Johnson me 28 pikë e gjashtë kërcime, Marcus Mayers me 25 pikë dhe Bardh Jakupi me 16 pikë e pesë kërcime.
Te Rahoveci u dalluan Altin Morina me 31 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Tyheim Monroe me 22 pikë e 16 kërcime dhe Milik Yarbough me 26 pikë e 16 kërcime.
Drita ka nëntë humbje në nëntë ndeshje, kurse Rahoveci dy fitore (ndaj gjilanasve) dhe gjashtë humbje.