Saturday, November 23, 2024
HomeBotaShkon në mbi 3 milionë numri global i viktimave të koronavirusit

Shkon në mbi 3 milionë numri global i viktimave të koronavirusit

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën të martën e kaloi 3-milionëshin, përderisa vala më e re e pandemisë po e sfidon procesin e vaksinimit në mbarë globin.

Numri i viktimave të Covid-19 përsëri po rritet, sidomos në Brazil dhe Indi. Zyrtarët shëndetësorë për këtë dukuri po i fajësojnë variantet më ngjitëse të virusit, të zbuluara së pari në Britani dhe Afrikë Jugore, bashkë me lodhjen e njerëzve nga izolimi dhe masat tjera kufizuese.

Në bazë të të dhënave të agjencisë së njohur, është nevojitur më shumë se një vit që numri i viktimave të arrijë në dy milionë, ndërsa milioni i tretë i të vdekurve u arrit për rreth tre muaj.

Brazili është duke prirë në listën e shteteve me më së shumti të vdekur mesatarisht për çdo 24 orë me një të katërtën e viktimave në tërë botën që po regjistrohen në këtë vend.

India shënoi rritje të numrit të rasteve të hënën, duke u bërë vetëm shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që raportoi mbi 100.000 raste për një ditë.

Rajoni me numrin më të lartë të viktimave është Evropa, me rreth 1.1 milion të vdekur. Rreth 60 për qind e tyre janë shënuar në vetëm 5 shtete – Britani, Francë, Italia, Gjermani dhe Rusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments