Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Hanin e Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje, ku edhe është arrestuar një person i moshës 37 vjeçare.
Sipas policisë, 37 vjeçari dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin”, është bërë e ditur nga policia.
Sipas policisë, dyshuari pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.