Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë është regjistruar një rast i vdekjes me COVID-19.

 

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shënuar 13 raste të reja pozitive me koronavirus.

Aktualisht në Kosovë është duke vazhduar procesi i vaksinimit me vaksinat kundër COVID-19, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 20 pacientë të infektuar me virus.

Njoftimi i plotë:

31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Në total numri i rasteve aktive është 439.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments