Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDy të dyshuarit për vrasjen e të riut në Mitrovicë, ende në...

Dy të dyshuarit për vrasjen e të riut në Mitrovicë, ende në arrati që nga e premtja

Dy të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit, Albert Muja në Mitrovicë ende ndodhen në arrati.

 

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi e policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti për lajmi.net ka sqaruar se hetimet janë duke vazhduar.

“Dy persona janë në dyshim dhe janë në kërkim policor, deri më tash nuk ka ende asgjë konkrete, detaje tjera nuk kam per momentin”, u prononcua për lajmi.net Zahiti.

Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë mbrëmjen e së premtës janë L.B dhe A.Z të cilët vazhdojnë të jenë në arrati për dy ditë.

Ndërkohë, aktivistë civilë në Mitrovicë janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin dhe u kanë bërë thirrje organeve të rendit që fajtorët të dalin para drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments