Monday, November 25, 2024
HomeBotaSi dikur për Oliver Ivanoviqin para vrasjes, në Serbi po qarkullon një...

Si dikur për Oliver Ivanoviqin para vrasjes, në Serbi po qarkullon një video e njëjtë edhe për Dragan Djilasin

Si dikur për Oliver Ivanoviqin para vrasjes, në Serbi po qarkullon një video e njëjtë edhe për Dragan Djilasin.

 

Një video po qarkullon në internet ku kritikon liderin e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas e cila në mënyrë të ngjashme kujton atë kushtuar politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, pak para se të vritej.

Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Beogradit, po cilësohet si përgjegjës për politikën e ndjekur nga shteti gjatë asaj kohe.

Në listën e përgjegjësive që i vishen atij është se Serbia numrin e të papunëve kishte 25 për qind dhe se Kosova shpalli pavarësinë. Videoja në fund përfundon me mallkimin e Djilasit.

Ngjashmëria me videon e parë në të cilën vihet në shënjestër dikush nga jeta publike është e madhe. Bëhet fjalë për një video kundër Oliver Ivanoviqit.

“Çfarë personaliteti është Oliver Ivanoviq?”, ishte pyetja kryesore e videos, e cila u transmetua nga televizionet Pink dhe Most, pak para fillimit të fushatës zgjedhore në Kosovë dhe pasi Ivanoviq vendosi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

 

Videoja në të cilën Ivanoviqin e përshkruajnë si të afërt me vrasësit, “i cili nuk qan për të vrarët, por për makinën e tij”, ishte kulmi i linçimit mediatik që përjetoi ky politikan. Ai u vra menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje.

Deri më sot nuk dihet se kush është porositësi i kësaj videoje, edhe pse është publikuar në dy televizione, e derisa është publikuar në televizionin Most, në këndin e sipërm shkruhej “Spot me pagesë nga Lista Serbe”.

Kjo video që ka në shënjestër kundërshtarët e Qeverisë së drejtuar nga Partia Progresive Serbe, të cilët janë cilësuar si “mercenarë që sulmojnë presidentin Aleksandar Vuçiq”.

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, e cila përmendet në këtë video, tha se ky lloj linçimi ndaj disidentëve nuk është gjë e re.

“Ajo që është interesante, kjo video për Ivanoviqin është krijuar në periudhën kur ai fliste rreth punëve të Zvonko Veselinoviqit dhe ekspozonte kombinimet kriminale të grupit të tij. Para pak kohësh kam treguar se si Veselinoviq e ka financuar fushatën e Partisë Progresive Serbe përmes kompanisë ‘Invictus Media’, që ka marrëdhënie të ngushta me vëllain e presidentit serb Andrej Vuçiq”, tha Tepiq.


Politologu Cvijetin Milivojeviq thotë videoja ka një ngjashmëri mes asaj të Djilasit dhe të Ivanoviqit.

“Dallimi i vetëm mes këtyre dy videove është se kjo për Djilasin nuk është transmetuar në mediat tradicionale, që nuk do të thotë se nuk do të ndodhë. Fatkeqësisht, është një mallkim i faktit që hapësira mediatike në internet nuk përcaktohet ligjërisht si hapësirë në ato tradicionale. Kjo situatë u shkon më shumë për shtat autoriteteve, sepse çdo gjë që nuk dënohet me ligj e trajtojnë si të lejuar. Dhe e gjithë kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thotë Milivojeviq.

Siç sqaron më tej ai, as sot nuk dihet se kush qëndron pas videos kundër Ivanoviq.

“Dhe ja sa ka kaluar nga vrasja e Ivanoviqit dhe se televizionet serbe me frekuencë kombëtare nuk pranojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Prandaj, kompanisë televizive mund t’i ndalohet transmetimi për gjashtë muaj deri në një vit. Tani, televizioni Most ka respektuar ligjet e Kosovës, kështu që ka dorëzuar informacion në gjyq që Lista Serbe qëndron pas gjithçka”, përfundon ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments