Qeverisë ka miratuar të premten Projektligjin e buxhetit për vitin 2022. Buxheti është paraparë të jetë në vlerën prej 2,748 milionë euro.
Në këtë projekt-buxhet janë vendosur objektivat e qeverisë për planin e saj të vitit të ardhshëm, ku synohet konsumimi i ringjalljes së ekonomisë, orientime e ekonomisë drejt prodhimit, etj.
Një shumë prej 50 milionë eurove është paraparë për shtyrjen e borxheve.
Por, shuma që qeveria ka borxh ndaj palëve të ndryshme brenda Kosovës kalon shifrën 1 miliardë euro.
Sipas të dhënave të raportit të tremujorit të tretë të vitit 2021 të borxhit të përgjithshëm, borxhi i përgjithshëm deri më 30 shtator ka qenë 1 miliard e 655 milionë euro.
Nga kjo shumë vetëm borxh i brendshëm është 1 miliard e 085 milionë euro. Borxhi ndërkombëtar deri më atë datë ka qenë në shifrën prej 569 milionë euro.
Borxhi i Përgjithshëm përkufizohet me Ligjin për Borxhet Publike si tërësia e Borxhit Shtetëror dhe Borxhit Komunal. Borxhi Shtetëror mund të jetë borxh i drejtpërdrejtë apo borxh i nën-huazuar. Kurse sa i përket juridiksionit të cilit i nënshtrohet, Borxhi i Përgjithshëm mund të ndahet në Borxh Ndërkombëtar dhe në Borxh të Brendshëm – ku Borxhi i Brendshëm i nënshtrohet juridiksionit vendor, ndërsa ai Ndërkombëtar mund t’u nënshtrohet edhe juridiksioneve jashtë Republikës së Kosovës.