Sunday, November 24, 2024
HomeBotaJohnson qesharak edhe në G20, përkujdeset për disponimin e mysafirëve

Johnson qesharak edhe në G20, përkujdeset për disponimin e mysafirëve

Ndonëse është njëri nga samitet e nivelit më të lartë, as takimi i 20 ekonomive më të mëdha botëtore të G20-ës nuk ia mbushi syrin kryeministrit britanik, Boris Johnson, që ta linte pak anash sjelljen e tij me shaka e të bëhej pak më serioz. Disa fotografi nga Roma jua shpjegojnë më mirë këtë që po e themi.

Përderisa udhëheqësit tjerë përkujdesseshin që të duken sa më seriozë dhe ta respektojnë protokollin me përpikëri, sidomos kur ndodheshin para gazetarëve e fotoreporterëve, shefi i qeverisë britanike dukej krejt pa komplekse, duke ecur i shkujdesur e duke bërë mimika të fytyrës që zakonisht nuk i shohim në takime të nivelit të tillë.

Ai fillimisht me shaka iu turr presidentit francez, Emmanuel Macron, duke bërë sikur po donte ta sulmonte, ndërsa më pas përshëndetet me grusht me të. Macroni ia kthen në të njëjtën mënyrë.

Në një fotografi tjetër, Johnson dhe presidenti amerikan, Joe Biden, shihen kokë më kokë duke kërkuar diçka që duket se u ka rënë në tavolinën e bisedimeve ose nën të.

Fotografia tjetër shfaq mimikën qesharake të kryeministrit britanik përderisa ishte duke zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments