Thursday, November 28, 2024
HomeBotaMinistri kroat: Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje, e ndaluam në...

Ministri kroat: Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje, e ndaluam në minutën e fundit

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiq ka zbuluar një detaj se si sipas tij, presidenti kroat Zoran Milanovic ka pasur qëllim që ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë e Hercegovinë por që këtë veprim e kanë parandaluar në minutin e fundit.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kanë pasur disa përplasje mes tyre kohëve të fundit.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic si komandant suprem i Ushtrisë kishte anashkaluar ministrin e Mbrojtjes si autoritet dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Marija Banozhiq, presidenti kroat donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje e Hercegovinë.

“Pa dijeninë dhe aprovimin tim, ti ke dëshiruar ta dërgosh ushtrinë matanë kufirit në Bosnje e Hercegovinë, ne e parandaluam skandalin në minutin e fundit”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur veprimi i tillë dhe se a ka lidhje me krizën e migrantëve në Kroaci apo me ndonjë gjë tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments