Monday, November 25, 2024
HomeBotaVon Cramon thotë se e ka konfirmuar se partia e Vuçiqit e...

Von Cramon thotë se e ka konfirmuar se partia e Vuçiqit e ndal çdo zë kritik 25 mins më parë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, ka thënë se e ka konfirmuar edhe një herë që SNS, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq,  vazhdon të përdorë çdo mundësi për ta shuar çdo zë kritik që është dhënë ndaj tyre.

Ajo ishte për një vizitë në Serbi në fshatin Gornji Nedeljinci prej ku e dha këtë deklaratë.

Von Cramon ka biseduar me banorët e atij vendi të cilët janë duke e kundërshtuar hapjen e minierës së litiumit të kompanisë Rio Tinto dhe po mbledhin nënshkrime për iniciativën e popullit, të cilën do t’ia dorëzojë Kuvendit Komunal serb.

Ajo është pritur nga një grup simpatizantësh dhe anëtarësh të SNS-së, të cilët kanë bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”,.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments