Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, A.M., 26-vjeçar i cili u therë me thikë për vdekje mbrëmë në Mitrovicë.
Familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:16 në varrezat e qytetit në Shipol.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka identifikuar tashmë dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit
Express nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se njëri nga të dyshuarit për vrasjen e të riut është L.B., vëllai i V.B., i arrestuar për vrasjen e një studenti në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi”, në Mitrovicë, në vitin 2016.