Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia me plan operativ për fëmijët lëmosh -kërkues, jepen detaje se nga...

Policia me plan operativ për fëmijët lëmosh -kërkues, jepen detaje se nga cili vend janë

Njësitet Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore (DHTQNj), kanë hartuar dhe zbatuar Planin Operativ ’identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit’. Plani është zbatuar në tërë territorin e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Zyrtarët policorë të DHTQNj-së janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.

Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar, më 29.10.2021 dhe të gjitha njësitë pjesëmarrëse kanë përgatitë raport përmbyllës rreth zbatimit të planit operativ dhe rezultateve të arritura.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

· Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,

· Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë,

· Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.

Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues. Fëmijë (18) janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments