Gjatë ditës së djeshme u regjistruar edhe 417 raste të reja nga 2.964 testime dhe po ashtu u shënuan si të shëruar 329 pacientë. Momentalisht në Maqedoni ka 6.576 raste aktive. Në tre muajt e fundit, 73% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 82 për qind e atyre që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 201.708 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.024 pacientë janë shëruar dhe 7.108 persona kanë humbur jetën.
Në periudhën nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë regjistruar 45.621 raste me coronavirus, prej të cilëve 12.375 persona ose 27% kanë qenë të vaksinuar plotësisht.