Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaElezi: Rinumërimi i 292 vendvotimeve mund të marrë disa ditë kohë

Elezi: Rinumërimi i 292 vendvotimeve mund të marrë disa ditë kohë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale që u mbajtën më 17 tetor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky rinumërim do të marrë disa ditë kohë por se i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare, njofton Klankosova.tv.

“Ju njoftoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi për rinumërimin e rreth 300 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve”.

“Në disa raste subjektet politike kanë marrë vota por jo edhe kandidatët dhe anasjelltas. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë dhe pas përfundimit të tyre nëse nuk do të ketë rinumërim tjetër KQZ-ja do të mund të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kuvende komunale” deklaroi Elezi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments