Sonte, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçare.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit.