Disa mbetje mortore janë gjetur në bazën e KFOR-it në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.
Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.
“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.