Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAvokati i Thaçit: Këta katër burra po dergjen në burg, prokuroria po...

Avokati i Thaçit: Këta katër burra po dergjen në burg, prokuroria po vepron në dëm të tyre

Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka vazhduar akuzat e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

Keohe tha sot në seancë se Prokuroria po bën veprime që shkojnë në dëm të krerëve të UÇK-së.

Madje sipas tij, kur prokuroria thotë se po i afrohet fundit, “ajo punë duhet të përfundojë menjëherë dhe jo pas disa muajsh”.

“Ajo që tha prokuroria ishte se po e arrin fundin e punës aty. Kjo është në të keq të klientëve tanë që janë në burg. Prokuroria kërkoi zgjatjen e afatit për dokumentet në anglisht. Si nuk qenka kjo për të keqen e këtyre katër burrave. Thonë se po i afrohen fundit të punës. Do të thotë që shumë shpejt dhe jo pas 2-3 muajsh kur do të fillojmë t’i marrim dokumentet që duhet përkthyer. Jam i tronditur që prokurorja përpiqet ta arsyetojë që s’e ka bërë si duhet. Nëse s’ka pasur, e keni pasur për detyrë të merrni më shumë përkthyes. Ndërkohë që katër burra dergjen në burg, prokuroria thotë se po i afrohemi fundit”, tha avokati i Thaçit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments