Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAvokati i Veselit përplaset me gjykatësin: Prokuroria po bën akuza kundër krejt...

Avokati i Veselit përplaset me gjykatësin: Prokuroria po bën akuza kundër krejt UÇK-së dhe pavarësisë së Kosovës

Përplasje të ashpra mes avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson dhe gjykatësit paraprak janë zhvilluar sot në Gjykatën Speciale.

Emmerson filloi me akuza ndaj prokurorisë e cila sipas tij ka gënjyer gjatë gjithë kohës në këtë proces duke i mbajtur krerët e UÇK-së në burg.

“Në qoftë se ka një elefant në dhomë. Ka diçka që nuk është në agjendë. Prokuroria është organ që mori vendimin që të arrestonte këta burra, dhe ata kërkuan mbajtjen e tyre të ndaluar më shumë se një vit. Disa gjëra duhet të vendosen tani. Prokuroria ka gënjyer. Prokuroria u bindi juve që këta burra që janë në ndalim duhet të mbeten të tillë dhe deri në fund të vitit do të kishte zhvillime dhe do të ishin gati për nisjen e gjykimit. Kjo nuk është e vetmja gënjeshtër. Ju na akuzoni se po ju çorientojmë. Do t’iu jap edhe një tjetër shembull të qasjes së prokurosië. I nderuar gjykatës ka një vit që këta burra janë në burg dhe jam i bindur që Prokuroria do të vazhdojë që të tentojë t’iu bind juve që kjo të vazhdojë. Me gjithë respektin ju dëgjoni me ëndje dhe nuk kërkoni asnjë shpjegim lidhur me atë që premton ZPS-ja. Gjykata po jep pamjen shumë të keqe sa i takon individëve që janë të ndaluar. Në korrik ata thanë që janë në drejtimin e duhur”, tha avokati Emmerson.

Madje ai kritikoi edhe gjykatësin, që sipas tij duhet të reagojë ndaj këtyre sjelljeve të Prokurorisë.

“Të gjitha provat të cilat ZPS thotë që do të nxjerren në gjykim. 80% janë nxjerrur që prej kohës që ata ju gënjyen juve. Pra nëntë muajt e parë të mbajtjes në burg ishin një gënjeshtër. Po të isha unë në pozicionin tënd do të merrja vendimin dhe do të shikoja linja të tjera. Ndërkohë do të doja gjeja zgjidhje tjera ndërkohë që prokuroria vazhdon pa fokus në punën e saj. Ky është një proces i qëllimshëm që këta burra të rrijnë në paraburgim. Ne nuk e dijmë se kur do të fillojnë hetimet e tyre. Dokumentet bazë të këtij tribunali që e bëjnë të qartë që tribunali u themelua për të gjykuar akuzat e përshkruara anembanë të raportit të Dick Martit, raport krejtësisht politik. Ai shkroi një raport që përfshinte akuzat më absurde dhe më të paimagjinueshme”, tha Emmerson.

E kjo shkaktoi reagimin e gjyqtarit paraprak.

“Ju lutem, futuni drejt e në temë..”, tha gjykatësi.

Ai tha se provat kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së është vërtetuar se janë të zbulimit serb. E kjo sipas tij është vërtetuar në gjyqin kundër Ramush Haradinajt.

“Është një rrugë me dy pista. Shumica e gjykatësve në pozicionin tuaj do ta kishin humbur durimin me prokurorinë. Institucioni u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurd që u sajuan nga dëshmitarë që i ka paraqitur zbulimi serb sepse është zbuluar në gjyqin e Haradinajt”, tha ai.

“Nuk ka fare lidhje kjo që po thoni….”, ndërhyu gjykatësi.

“Askush nuk u habit. Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë që të mbështesë akuzat e saja. Themelet për ngritjen e këtij tribunali kanë qenë të mbështetura në gënjeshtra”, tha tutje avokati.

“Nuk mund të ma hiqni të drejtën e fjalës”, reagoi Emmerson.

“Unë po ju kërkoj që të jeni të sjellshëm në këtë sallë gjyqi”, reagoi sërish gjykatësi.

“Nuk besoj pse mendoni që kjo është e pasjellshe. Padurimi juaj po drejtohet gabimisht. Po flasim për të vërtetën që ka ndodhur. Ajo që është e qartë kur lexon materialet është se Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është UÇK, dhe ekzistenca e atij grupi. Pse ka rëndësi? Sepse së fundmi kur u hap gjyqi i Mustafës. ZPS tha “nuk bën akuza kundër UÇK-së apo pavarësisë së Kosovës”. Megjithatë, me këtë po përballemi këtu. Nuk ka se si t’i lexosh provat përveç se të themi se ajo që Prokuroria po orvatet të bëjë është se UÇK ka qenë një ndërmarrje kriminale”, tha Emmerson tutje.

Madje tha se Prokuroria po mundohet të nxjerrë diçka nga asgjëja, pasi që nuk kanë asnjë provë

“Prokuroria sigurisht po përpiqet që të hartojë dosjen e saj paragjyqësore sepse duhet të nxjerrë diçka nga asgjëja. Pra i jep vetes datën më të largët të mundshme”, tha Emmerson.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments