Gjykata Supreme ka refuzuar për herë të dytë ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Sumës, i cili kërkoi rivotim në komunë.
“Nga Raporti i KQZ-ës i datës 22.10.2021 lidhur me rrjedhën e procesit zgjedhor në ditën e Zgjedhjeve Lokale,
të datës 17.10.2021, për Komunën e Hanit të Elezit, Paneli konstaton, se në KKZ-në e Hanit të Elezit, nuk është paraqitur asnjë ankesë me shkrim si e dokumentuar, po ashtu asnjë telefonatë për ndonjë incident nëpër Qendrat e Vendvotimit, apo në Vendvotime nga Menaxherët e QV-ve, Kryesuesit e KVV-ve, Anëtarët e KVV-ve, Vëzhguesit e Subjekteve Politike, po ashtu as nga vëzhguesit ndërkombëtar. Kështu që KKZ-ja ka siguruar se informatat e dala në media lidhur me pretendimet e Rufki Sumës për proces jo të rregullt të votimit, nuk qëndrojnë, sepse në KKZ, askush nuk ka paraqitur ndonjë ankesë eventuale për parregullsi gjatë këtij procesi të votimit”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.
Pas këtij vendimi të Supremes, kandidati i Partisë Demokratike për postin e të parit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, do të jetë kryetar i ri i kësaj komune.