Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi për 28 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa janë kryer 1958 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.
Në total numri i rasteve aktive është 431.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.
Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.