Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është: BEKIM (Avdi) SELMONI  i lindur me 07.11.1982  në Katundi i ri –Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments